Një vatër zjarri ka rënë paraditen e sotme midis dy banesave në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar kështu njërën prej shtëpive ku banonte familja Kola. Zjarrfikësit kanë mbërritur mnë vendngjarje në kohë rekord duke vënë nën kontroll situatën deri në eleminimin e flakëve

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ka qënë kryefamiljari Pjetër Kola bashkë me bashkëshorten. Ka qënë në fakt kjo e fundi e cila ka njoftuar shërbimin zjarrfikës
Rënia e zjarrit në këtë zonë ishte me rrisk të lartë , pasi rrezikonte të shpërndahej në objekte të tjera të afërta me burimin e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri,por sipas informacioneve paraprake , fqinjët kanë ndezur disa mbeturina , por situate në atë moment I ka dalë jashtë kontrollit.

Artikulli paraprakRAMA: BE-JA S’E KA MBAJTUR FJALËN PËR SHQIPTARËT, POR PERËNDIMI ËSHTË RRUGA JONË E VETME
Artikulli tjetërJUBAN, EROZIONI MERR 50 DYNYM TOKA BUJQËSORE