Prokuroria e Shkodrës ka çuar në gjyq 9 persona, pas hetimeve të nisura pas denoncimeve për një periudhë prej 8 muajsh në lidhje me prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore nga shoqëria “Briland” shpk dhe administratorit të saj shtetasit Xhavit Kasemi.

“Në përfundim të tyre ka rezultuar se kjo shoqëri prodhonte pije të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike si dhe produkte të tjera ushqimore jashtë çdo lloj standardi, në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

Për muaj me radhë shoqëria është kontrolluar nga inspektorët e Autoritetit Rajonal të Ushqimit, Shkodër të cilët në kundërshtim me ligjin e kanë paraqitur situatën dhe ambientin si të përshtatshëm për prodhimin e produkteve ushqimore duke mos konstatuar asnjë shkelje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër nëpërmjet një kërkese prej 55 faqesh ka kërkuar dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të shtetasit Xhavit Kasemi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprave penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”,

“Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, nën akuzë janë vënë edhe punonjësit e shoqërisë, Syrri Çaku, Fatjon Bushati dhe Sami Haxhija nën akuzën e prodhimit të kundraligjshëm të artikujve ushqimorë, si dhe të inspektorëve të Autoritetit Rajonal Të Ushqimit,

Shkodër shtetasve Abdyl Bajraktari, Edmond Fortuzi, Elvis Raboshta dhe Hilmi Erkoçaj të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Artikulli paraprakKAPET NJË GOMONE, DROGË DHE BIDONË ME BENZINË, RRETHOHET ZONA
Artikulli tjetërNGACMOI SEKSUALISHT TË MITURËN, GJYKATA E LË NË BURG MËSUESIN