Finalizohet operacioni policor i koduar “Kiras” .
Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia.Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, dylbi disa palë targa e sende të tjera

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Artikulli paraprakALDA BARDHYLI ZGJIDHET NË KRYE TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXIMIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – EDISON CENI