Ashtu siç ishte parashikuar, bizneset e vogla në Shkodër janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për skemën e TVSH-së. Siç u njoftua edhe ditë më parë, në mbështetje të biznesit, ka dalë hapur edhe Partia Demokratike.

Bizneset e vogla janë shprehur kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Dje PD-së e Shkodrës u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës në mbështetje të bizneseve dhe kundër qeverisë Rama, pasi sipas tyre po varfëron shqiptarët.

Ndërkohë, deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut videon ku shihet një qytetar shkodran, që po përgatitet për protestën.

I riu pohon se ka marrë patate dhe vezë, ndërsa shton se me to do qëllojëm kryeministrin Rama.

“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. Do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, këto nuk jane kurgja” thotë shkodrani.

Artikulli paraprakEDHE SHQIPËRIA KRAH SHBA, META: MBËSHTESIM NDERHYRJEN USHTARAKE NË SIRI
Artikulli tjetërDEPUTETI I PD ME PROTESTUESIT NË SHKODËR: RAMA U TREMB, E ANULOI VIZITËN