As flamuj gjerman e francez, as anglez e italian por vetëm flamuri kuqezi!

Qendra e qytetit të Shkodrës u pushtua sapo arbitri çek vërshëlleu për herë të fundit duke volusor fitoren e Shqipërisë me Rumaninë! Me qindra e mijëra vetë vërshuan në qendër të qytetit për të gëzuar fitoren historike. Më të lumtur se kurrë e në delirë të plotë shkodranët iu bashkuan festës së mbarë shqiptarëve! Brohoritje, lot, emocione e ndjenja të mëdha gëzimi u derdhën pa u kursyer në shesh! Të veshur kuqezi e të lumtur pafund edhe Shkodra i dha festën për fitoren historike me Rumaninë, kombëtares shqiptare! E jo vetë shkodranët por edhe Geri, austriaku që jep mësim në shkollën Peter Maringer doli në shesh për të festuar! Edhe pse Austria është në europian, Geri është krenar për kuqezinjtë. Festa në Shkodër ka zgjatur deri vonë e ndërsa në festime nuk ka patur asnjë incident e as dëme por vetëm gëzim e lumturi për fitoren e Shqipërisë me Rumaninë.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA SHQIPTARE, NË PRESTIGJOZET E MEDIAVE BOTËRORE
Artikulli tjetërUEFA HAP HETIM NDAJ SHQIPËRISË DHE RUMANISË