Mbi 35 mjete historike nga e gjithë Europa mbërritën në Shkodër në kuadër të “Peaks Of Adriatik” ose gjiros “Maja e Adriatikut”. Këtij aktiviteti i është bashkuar edhe koleksioni shqiptar Retro që vjen për herë të parë. Mjetet historike të markave të ndryshme u ndalën tek pedonalja “Kolë Idromeno” pranë hotel Colosseo në Shkodër duke tërhequr vëmendjen

e të gjithë kalimtarëve të cilët nuk humbën rastin t’i shijojnë dhe të fotografohen. Drejtorja e Retro Albania Ina Haveri tregon edhe disa detaje të tjera për këto mjete dhe bashkëpunimin e Retro Albania me mjetet historike të Europës

Clemens Metonich ka ardhur nga Holanda me makinën e tij të vitit 1965 ndërsa tregon se qyteti i Shkodrës dhe Shqipëria i pëlqyen shumë.

“Unë quhem Clemes Metonih dhe vij nga Holanda. Po më pëlqen shumë Shkodra, qytet i bukur por edhe Shqipëria. Me të vërtetë shumë këndshëm këtu. Kam udhëtuar gjatë nga Holanda me makinën time të vitit 1965 por realisht është një kënaqësi shumë e madhe për ne dhe e shijojmë shumë. Janë mjete historike që tërheqin vëmendjen e të gjithëve dhe për këtë marrim shumë kënaqësi.

Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë teksa kemi kaluar edhe përmes Greqisë dhe disa shteteve të tjera për t’u rikthyer pas disa ditësh sërish në Holandë pas kësaj gjiroje të gjatë që kemi bërë. Shpresoj që të rikthehemi sërish në Shqipëri sepse jemi ndjerë shumë mirë”.

Pjesë e këtij turi me mjete historike të Europës do të jenë në vazhdimësi edhe makina të hershme të cilat kanë pronarë shtetas shqiptar, edhe pse jo edhe aq të shumtë në numër në vazhdimësi pritet që të shtohet ky interes.

Artikulli paraprakLËVIZJET E METËS JASHTË VENDIT DHE SHPENZIMET PËR BILETA E DIETA, PRESIDENTI ZBULON GJITHÇKA ME SHIFRA
Artikulli tjetër“SKENDERBEG”, BANORËT KËRKOJNË NDËRTIMIN E RRUGËS