“Shkodra n’festë” është një aktivitet që zgjat gjatë të gjithë muajit Dhjetor

, ku janë të përfshira mjaft organizime të ndryshme dhe këngëtarë e grupe të njohura të muzikës shqiptare, e një ndër ta është edhe këngëtari nga Kosova Valon Shehu, I cili ka performuar live mbrëmjen e se enjtës në pedonalen Kolë Idromeno ku edhe “Shkodra n’ festë” është e pozicionuar. Për këngëtarin nga Kosova kjo nuk është hera e parë që vjen për të performuan në qytetin e Shkodrës por ama ai shprehet mjaft entuziast që ka performuar për ta. E meqë tashmë zyrtarisht jemi në atmosferë festash Valon Shehu ka edhe një urim për festat e fund-vitit. “Shkodra n’festë” vjen për të dytin vit rradhazi në Shkodër duke e kthyer tashgmë në një traditë të përvitshme në bashkëpunim I qëndrës rinore Arka dhe Bashkisë Shkodër ku deri në datën 31 Dhjetor do të jenë të ftuar edhe shumë emra të njohur te skenës muzikore shqiptare.

Artikulli paraprakRITA GJEKA SJELL “10 URDHNIMET” NË SHKODËR
Artikulli tjetërFAMILJET NË NEVOJË, NISMË SENSIBILIZUESE NGA GJIMNAZISTËT