Shkodra ka nderuar kete te shtune ndarjen nga jeta te gazetarit Agron Bala.

Ky emer i njohur botës së letrave, radios dhe televizionit eshte nderuar nga qyteti i tij i lindjes ku familjare, miq, dhe koleg te pranishem ne homazhe shprehen ngushellime per largimin nga jeta te tij. Teksa e kujtojne Agron Balen si njeri me humor deri ne castet e fundit, ata shprehen shprehen dhimbje per humbjen e parakohshme te njeriut qe la kujtimin e paharruar për te gjithe, me nje karriere prej 33 vitesh pune si gazetar ne Televizionin Publik Shqiptar dhe ne mediat tjera. Gazetari dhe pedagogu Bala u nda nga jeta disa dite me pare ne moshen 60 vjecare ne nje spital ne Itali pas nje beteje te gjate me semundjen e rende e cila i mori jeten ne moshen 60 vjecare. I njohur jo vetëm si gazetar, profesor Bala ka patur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi,pedagog dhe shkrimtar. Agron Bala lindi ne vitin 1957 ne qytetin e Shkodres, pinjoll i familjes se mirenjohur Bala, djali i shkrimtarit dhe studiuesit te shquar, Vehbi Bala. U diplomua ne vitin 1982 ne Universitetin e Tiranes, ne degen gjuhe letërsi dhe me pas u specializua për gazetari, profesion qe e vazhdoi me plot pasion deri ne ditet e fundit te jetes .

Artikulli paraprakSHKOLLAT NË ISH-KOMUNA, VUKAJ: KËMBANË ALARMI NË SHUMË PREJ TYRË
Artikulli tjetërKACERI: URDHËRI I INFERMIERIT FORMAL, VEÇ MERR KUATIZACIONET