Vijon situate problematike e zjarreve ne qarkun Shkoder teksa harta e flakeve sa vjen e zgjerohet.

Në fshatit Bleran, Shkodër ka rënë zjarr në pyllin me pisha. Zjarri ka rrezikuar seriozisht edhe disa banesa të fshatit. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake të cilët nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin pasi ai favorizohej edhe nga era.

Për të shuar flakët u angazhua edhe një helikopter. Sipas raportimeve të zjarrfikësve zjarri ka djegur rreth 10 ha me shkurre, ferra dhe pisha. Në fshatin Vilëz, Shkodër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri ka rrezikuar xhaminë dhe disa banesa të fshatit. Për shkak të terrenit të thyer dhe erës zjarrfikëset e ushtria nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin.

Sipas raportimeve zjarri dogji rreth 10 ha me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë po punojnë edhe ditën e sotme për shuarjen e zjarrit. Në fshatin Vorfë, Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një zonë me shkurre, ferra dhe pemëtari. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u shpëtuan disa banesa që ndodheshin aty pranë. Në fshatin Gomsiqe, Vau-Dejës ka rënë zjarr në pyll me pisha.

Zjarrfikëset kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe i ka vënë ato nën kontroll. Në njësinë Administrative Vig-Mnelë Vau-Dejës zjarri i rënë në një masiv me pisha është fikur. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë kanë arritur të shuajnë edhe vatrat e fshehura të zjarrit.

Artikulli paraprakOSHEE SHKODËR, DENONCON DY ELEKTRIÇISTË
Artikulli tjetërBARDHAJ-BLERAN, RREZIKOHEN NGA ZJARRI