Godina me arkitekturë të veçantë të bashkisë së Shkodrës, e nderthurur me drita dhe ngjyra moderne krijuan një skenë të gjallë për të gjithë qytetarët, që ndoqën natën e parë të “Shkodra Jazz Festival”.

Në edicionin e tij të tetë, festival i zhanrit muzikor që Shkdora e ka dashur gjithmonë ngjiti në skenë artistë të njohur të cilat freskuan mbrëmjen nga temperaturat e larta.

Tinguj e ritme, këngë shqiptare dhe të huaja, shoqëruara edhe me nga një gotë birrë janë mënyra më e mirë për të kaluar një mbrëmje verë. Ky festival organizohet në nder të violinistit të njohur Rrok Jakaj organizatorët premtojnë ta organizojnë për shumë vite me radhe. Sipari i tij ulet për këtë vit me date 22 korrik me koncertin në sheshin para bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODRA NË PENELIN E EDIR MHILLIT
Artikulli tjetërSENIDA MESI NË DEGJESË PUBLIKE