Andrea Cusumano, ish zëvendëskryetar i bashkisë së Palermos për kulturën ishte i ftuar në Shkodër në një takim me akademinë e lidershipit rinor në qendrën rinore Arka.

Cusumano i pyetur për historinë e Palermos e cila më përpara ishte e kapur nga mafia dhe duke bërë një paralelizëm me situatën e vështirë që kaloi Shkodra me një sërë vrasjesh si shkak i përplasjes të grupeve kriminale,

Cusumano tregoi se në Palermo ajo është një histori që ka ndryshuar rrënjësisht dhe kur ka ndodhur atje mund të ndodh kudo duke iu referuar Shkodrës.

“Historia e Palermos ka ndryshuar rrënjësisht. Palermo që njihej në vitet 50-60-70-80 nuk është më. Mafia si Cosa Nosta egziston sërish por si një organizatë kriminale. Në ato vite mafia ishte një sistem pushteti, që lidhej me politkën, kishte në dorë vendimarrjen, pra e futur në jetën sociale.

Sot kjo nuk ndodh, pasi qyteti është hapur. Cosa nostra sot është e izoluar. Eshte një organizatë kriminale si kudo, në Milano, Berlin apo vende tjera.

Tani ka kriminalitet të organizuar dhe qyteti i Palermos nuk jeton situatë ndryshe nga qytetet e tjera. Këtë gjë qyteti ka arritur ta tregojë përmes manifestit, pra luftën me të keqe”.

Kultura dhe arti janë një mënyrë e të shprehurit jo vetëm për të treguar gjendjen aktuale të një qyteti kur ndodhet në vështirësi por edhe për t’i paraprirë zhvillimit që vjen më pas dhe largimit nga e keqja.

“Arti dhe kultura shërbejnë ose për të treguar gjendjen aktuale, ose për ti paraprirë asaj që do të vijë. Pra të tregojnë gjërat ose të krijojë rrugë të reja. Rrisku kur ka problematika të ndryshme, mund te jëtë i lartë. Kultura dhe arti, shprehen përmes dimensionit estetik.

Kultura është shprehje e zhvillimit të një vendi. Sa më e lirë të jetë shprehja e kulturës, aq mëq shumë tregon vendin e zhvilluar. Nuk duhet të egzistojnë limite të shprehurit të kulturës. Roli i artit shpesh ka qënë të provokojë, nxis debat me publikun”.

Ish zëvendëskryetari i bashkisë së Palermos për kulturën erdhi në Shkodër për të folur tek akademia e lidershipit rinor për temën “Mozaiku Palermo, model i një kopështi planetar” ndërsa tregoi se si arti bashkohor nxori Palermon nga izolimi.

“Në 5 vitet e fundit kam qënë drejtues i zyrës së kulturës në komunen e Palermos, që është qyteti i 5 në Itali. Veçanërisht do të tregoj këtë eksperience të ndryshimeve të mëdha që janë arritur në këtë zonë.

E para Palermo qyteti i kultures, ku kemi shtyre përpara një zhvillim të qëndrueshëm kulturor, në vitin 2008. Ndërsa e dyta ka qënë bienalja ndërkombëtare e artit kontemporan në 2018.

Ndërkohë në 2022 do të jetë një manifestim i madh që do të mbahet në Kosovë. Kam ndjekur procesin e kësaj inisiative, vetëm në Palermo. Cdo 2 vjet zhvillohet në një vend ndryshe, pra territor të Europës. Nuk kam lidhje me atë që do të ndodhë në Kosovë, por do të ndajë pervojën time, kur isha administrues në Palermo.

Pra do të ndajë këtë eksperiencë, pasi ajo që solli ky manifest për Palermon, ndonëse ishte një art bashkëkohor, na nxori nga ajo që mund të quhet një lloj izolimi që kishim.

Me anë të manifestit, treguam vetveten, shumë gjëra që nuk diheshin për Palermon. Ai lind si një organizim që do të nxjerrë në dritë, ADN e vendeve Europiane. Rrënjët që na bashkojnë, një mënyrë e thjeshtë e të treguarit ate që mban në gjirin e vet cdo qytet që mirëpret këtë manifest të artit bashkëkohor”.

Gjatë takimit me akademinë e lidershpit rinor, Cusumano iu përgjigj pyetjeve që i drejtuan të rinjtë pjesëmarrës.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 26.05.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, TUFA: AKADEMIA E SHKENCAVE E VDEKUR