Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 29-vjeçari me inicialet S. Sh., banues në Shkodër. Ky person sipas policisë vendore të Shkodrës ka thyer me forcë një dyqan të kamerave të sigurisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në lagjen “Tom Kola”.

Sipas policisë, 29-vjeçari ka thyer me mjete të forta xhamin e derës së dyqanit që shet kamera sigurie me pronar 24-vjeçarin me inicialet M. F., banues në Shkodër. 29 vjeçari i shpallur në kërkim ka thyer nga një xham dhe pasqyrë të mjeteve të parkuara tip “Volsvagen”, “Benz”, “Ford Fiesta”, “Volsvagen” dhe “Tojota Rav4”. Kështu 29 vjeçari ka thyer xhamin e derës së dyqanit si dhe ka dëmtuar 5 makina të parkuara. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia ka dyshime se 29-vjeçari S. Sh., ka qenë në gjendje të pirë dhe për një moment ka humbur logjikën duke dëmtuar dyqanin dhe 5 makinat e parkuara.

Tashmë policia po punon për gjetjen e 29 vjeçarit dhe arrestimin e tij. Policia ka arritur që ta identifikojë të riun përmes kamerave të sigurisë në objektet e ndodhura në lagjen “Tom Kola” ku ndodhi ngjarja.

Artikulli paraprakXHAFAJ:POLICIA ËSHTË VLERËSUAR ME 2 ÇMIME NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërMESHA E KRISHTLINDJEVE NE SHKODER