Trupi i pajetë i një 12 vjeçari, i denoncuar i zhdukur prej pasdites së djeshme nga familjarët, u nxor sot nga lumi Valbona.

I mituri me inicialet J.D, 12-vjeç, banues në fshatin Dragobi, kishte shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk ishte kthyer më.

“Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”njoftoi policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.

Artikulli paraprakOPOZITA MARSHIM PROTESTË PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA, THIRRJE POLICISË TË MOS PROVOKOJË
Artikulli tjetërU FILMUA DUKE I MARRË 1 MIJË EURO PACIENTIT, LIROHET MJEKU I ARRESTUAR PËR KORRUPSION