Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi. I riu është mbytur në një liqen në Messenia mbrëmjen e së dielës.

Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e të riut por raportojnë se ai kishte shkuar së bashku me shokun e tij për të notuar në liqen.

Disa sekonda pasi kishin hyrë në ujë, 22-vjeçari u zhduk. Shoku i tij nuk mund ta gjente dhe vendosi për të kërkuar ndihmë. Ai pas kërkimeve të tij ka njoftuar policinë. Në kërkim të 22-vjeçarit shkuan, një ekip zhytësish të cilët e gjetën të pajetë.

Sipas mediave greke i riu është mbytur megjithatë do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta.

Artikulli paraprakMË SHUMË ABORTE NË 2018-N, RRITET PËRQINDJA E TYRE NGA GRATË ME SHKOLLË TË LARTË
Artikulli tjetërPICKOHET NGA GRERËZA NË SALLËN E BAGËTIVE, 37 VJEÇARJA RREZIKON JETËN