Shkolla speciale “3 dhjetori” në qytetin e Shkodrës në kuadër të ditës ndërkombëtare të autizmit organizoi një aktivitet sensibilizues.

“Autizimi flet është koha për të dëgjuar” titullohej aktiviteti që u organizua nga fëmijët e kësaj shkolle me mbështetjen e mësuesve.

Nxënësit në fillim pedaluan me bicikleta në pedonalen e molos, qe kishte për synim të përcillen mesazhe sensibilizuese për ndërgjegjesimin e kësaj sëmundje.

Drejtuesja e shkollës speciale “3 Dhjetori” Enkelejda Mataj tha se në këtë shkollë janë 26 fëmijë autik të cilët marrin dije aty dhe trajtohen me shërbimin e psikologut.

Në përfundim të aktivitetit 2 prej nxënësve lëshuan në qiell 2 pëllumba dhe 2 tollumbace ndërsa mesazhi që percillej ishte “ përtej mureve ka shpresë”

Në Shqipëri statistikat e sakta të të prekurve me autizëm mungojnë. Sipas specialistëve, kjo ndodh për dy arsye. E para është mungesa e trajtimit mjekësor për të gjithë fëmijët e prekur dhe e dyta janë stigmat shoqërore për një sindromë të tillë.

Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh si dhe shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura.

Artikulli paraprakSHKODËR, KAZANËT E MBETURINAVE NË FLAKË
Artikulli tjetërNDJEKJET PENALE SHBA: PRESIM ME SHUME NGA PROKURORIA