Bashkia Shkodër është gjobitur me 5 milion lekë të vjetra nga Inspektoriati Shtetëror i Shëndetësisë për situatën e rënduar që u krijua nga ndotja masive në shkollën 9-vjeçare të Bardhajve pak ditë më parë.

Këtë e konfirmon kryeinspektori për Shkodrën Zamir Llazani. Kryeinspektori Llazani shprehet se pas inspektimit të dytë në shkollën e Bardhajve situata ka ndryshuar dhe shkolla është pastruar. Llazani ka edhe një thirrje për të gjitha drejtoritë e tjera dhe bashkinë Shkodër që të mos krijojnë situata të tilla duke lënë pa i pastruar shkollat sepse do ndëshkohen me gjoba. Shkolla 9-vjeçare e Bardhajve nuk u pastrua për një kohë të gjatë për shkak të mungesës së sanitareve sepse këta të fundit nuk ishin paguar për një kohë të gjatë gjë e cila bëriqë ISHSH të gjobisë bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakFSHATI GRUDË FUSHË, ZONA E HARRUAR DHE QË PO BRAKTISET NGA BANORËT
Artikulli tjetërVAU DEJËS, ARSIMI PRIORITET PËR BASHKINË, ZEF HILA MBLEDH DREJTORËT