Sanitaret të dërguara nga bashkia kanë shkuar për të pastruar shkollën 9-vjeçare të Bardhajve e cila ndodhet totalisht e ndotur por sanitarja që ka qenë më përpara e cila ka një vit e gjysëm që nuk paguhet nuk i ka lënë që të futen për të pastruar sepse i duket e padrejtë të vijë dikush tjetër.

Këto janë materialet që bashkia ka sjellë për të pastruar shkollën e Bardhajve. Administratori i Rrethinave Vlash Pjetri është tërhequr bashkë me grupin e tij pasi nuk janë lejuar të futen në shkollë për ta pastruar. Reforma territoriale dhe bashkimi i njësisë Rrethina me bashkinë Shkodër ka krijuar këtë ngërç me sanitaret në shkollat 9-vjeçare, problem që nuk dihet se si do të zgjidhet.

Artikulli paraprakVETEVARET NE SHKODER, 35 VJECARI
Artikulli tjetër“TERRITORIALIA”, TERTHORJA: INSPEKTORIATI I MJEDISIT, ASGJË SNDRYSHON