E Nxënësit në shkollën 9-vjeçare të Dragoçit në Postribë detyrohen që t’i sjellin nga shtëpitë e tyre drutë për ngrohje duke qenë se sasia me të cilën janë furnizuar në dhjetor të vitit të kaluar ka mbaruar.

Nëndrejtori i shkollës së Dragoçit Hysen Bajraktari tregon se ka vështirësi për ngrohjen sepse sasia e druve ka mbaruar ndërkohë që në shkollë janë vetëm bombulat me gaz por nuk janë vënë në efiçencë sepse mungojnë reflektorët. Nëse kjo situatë vijon e tillë në shkollën e Dragoçit me mungesa për ngrohjen atëherë komuniteti i nxënësve dhe prindërve mundet që të nisin protestat

Artikulli paraprakOSHEE PËR PROTESTËN : DEBITORËVE U NDËRPITET ENERGJIA
Artikulli tjetërSHKOLLAT E QYTETIT, “ISMAIL QEMALI” SKA PROBLEME PËR NGROHJEN