Shkolla e fshatit Oblikë në njësinë administrative Ana e Malit nga kjo e mërkurë mban emrin e Dëshmorit të Atdheut, “Idriz Hoxha”. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm familjarë, miq dhe kolegë të tij, si dhe kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Ai vlerësoi figurën e Idriz Hoxhës, birit të kësaj zone dhe modelin që dha në radhët e ushtrisë shqiptare, ku shembulli i tij duhet të shërbejë si frymëzim për brezat e rinj.

Në emër të familjes, e bija Jonida Hoxha falenderoi bashkinë Shkodër për vendimin që shkolla e Oblikës të marrë emrin e babait të ndjerë, i cili ishte aq i lidhur me zonën e tij.

Kolonel Idriz Hoxha ka shërbyer në Regjimentin e Rinasit ku ka kryer detyra të ndryshme, deri Komandant Regjimenti. Ra në krye të detyrës, ndërsa fluturonte me avion MIG-19 mbi Detin Adriatik, në rajonin e Divjakës me 20 gusht 1993.

 

Artikulli paraprakSHKODRA DHE TIVARI PLAN MENAXHIMI PËR ZJARRET
Artikulli tjetërPA SHTËPI MBI KOKË, E MOSHUARA: NA NDIHMONI