Shkolla artistike “Prenkë Jakova” në mbyllje të këtij viti shkollor organizoi një koncert festiv më fëmijët e kopshteve të Shkodrës.

Nën kujdesin e mësueses Viola Bajraktari grupi i harqeve dhe solistët e kësaj shkolle interpretuan për afro një orë pjesë të ndryshme muzikore.Sipas Drejtorit të Shkollës artistike” Prenkë Jakova” Anton Kaftalli, ky aktivitet organizohet për të dytin vit me radhë dhe ka për qëllim që fëmijët e kopshteve të njihen dalvivo me të gjitha instrumentat muzikore Ndërkohë në njërën prej klasave të kësaj shkolle ishin vendosur disa punime tepër të vecanta. Nxënësit e vitit të parë dhe të katërt kanë promovuar pikturat e realizuara me shumë mjeshtri nga duart e tyre.Ekspozita ka ngjallur vëmëndjen e stafit të shkollës ku ambjentet e saj u zbukuruan nga prania e këtyre punimeve.

Artikulli paraprakSHKODËR, MASKAT GRABISIN 30 MLN LEKË TË VJETËR NË NJË BANESË
Artikulli tjetërMJEKU LEZHA: SHTOHEN RASTET E VIROZAVE TË STINËS