Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në plazhet shqiptare. Sipas informacioneve sot është njoftuar spitali i Sarandës për një urgjence tek plazhi “Delfini” në rrugën Turizëm, Kanali i Çukës në Sarandë.

Mësohet se një shtetas i ndodhur në breg ka humbur jetën. Miri Hasllani, 47 vjeç nga Durrësi dhe me nënshtetësi italiane është paraqitur ne spitalin e Sarandes në gjendje terminale me diagnoze fibrilacion ventrikular, propabel infarkt akut miokardi.

Është komunikuar më mjekësinë ligjore dhe do te niset për ekspertizë për në Tirane, bejne me dije burime nga Spitali Sarande.

Artikulli paraprakBRITANIA SHPALL NË KËRKIM NJË SHQIPTAR AKUZUAR PER VRASJE
Artikulli tjetërUDHËTONTE ME 14 MIJË EURO, DOGANIERËT GREKË I SEKUESTROJNË PARATË SHQIPTARIT