Një automjet është gjetur e djegur totalisht në bregun e detit, në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2021, rreth orës 17: 00 , në Shëngjin, në rrugën e “Ranës së Hedhun” , ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakTËRHIQET STUHIA TROPIKALE HENRI; AMERIKANËT FILLOJNË PASTRIMIN
Artikulli tjetërRAMA VIJON REPLIKAT ME KRITIKËT: NUK KAM BARAZUAR HIÇ FARE DUA LIPËN ME GORAN BREGOVIÇIN! HISTERIA FASHISTE VETËM E TURPËRON SHQIPTARINË