Shmanget tragjedia në Sarandë, 12 persona mbetën në mes të detit me dallgë

Një ngjarje e rëndë është shmangur nga ndërhyrja e Policisë Kufitare, që ka shpëtuar 12 persona, prej të cilëve 6 ishin fëmijë. Sipas policisë, rreth orës 13:00, salla operative e Kufirit Sarandë njoftohet nga shtetasi B. K., i cili sqaron se ndodhet në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë. Duke qenë se deti ka qenë i dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë. Menjëherë me marrjen e njoftimit për t’ju dhënë ndihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbërritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona: 1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë. 2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. 3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë. 4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë. 5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë. 6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë. 7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë 8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë. 9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë. 10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë. 11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë. 12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë. Të gjithë shtetasit e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë në gjendje shëndetësore të mirë shëndetësore. Policia Kufitare, ka bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.

Artikulli paraprakSHUKRI XHELILI SËRISH NË GJYQ, AKUZOHAT PER FSHEHJE TE PASURISE
Artikulli tjetërABUZOI ME FËMIJËT, GJYKATA E DËNON 3 VJET BURG