Dy punonjës të Bashkisë së Librazhdit kanë pësuar një aksident me makinë në Njësinë Administrative Lunik të fshatit Letem teksa po shoqëronin fadromën për hapjen e rrugës nga dëbora.

Fatmirësisht punonjësit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Bashkia e Librazhdit, e cila ka postuar pamje nga aksidenti në faqen e saj zyrtare në një rrjet social.

Nga fotografia në fjalë, makina e bashkisë shfaqet e përmbysur teksa dy persona po mundojnë të nxjerrin nga mjeti punonjësit në fjalë.

Artikulli paraprakOSHEE: KEMI PËRMIRËSIM ME 75% TË FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE, PROBLEM FSHATRAT E THELLË
Artikulli tjetër4 TË SËMURË TË IZOLUAR NGA BORA, 20 BANORËT E FSHATIT HAPIN ME LOPATË RRUGËN