Nga Shërbimet e Sektorit për krimin ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u shpall në kërkim një shtetase për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”

dhe punohet për kapjen e saj, konkretisht : D.K. 46 vjeçe, banuese në Shkodër. Më datë 05.09.2016 u bë shpallja në kërkim e kësaj shtetase pasi nga emisioni investigativ “STOP” në TV Klan janë transmetuar pamje filmike ku tregon se kjo shtetase me detyrë pedagoge në Universitetin , fakulteti Bio-Kimi në Shkodër i ka dhëne notë kaluese studentes me iniciale M.S kundrejt pagesës me vlerë 100 euro. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : •proçesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi ( me petagoge shtetasen e lartëpërmendur) •pamjet filmike të emisionit investigativ “Stop” Materialet i’u përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Artikulli paraprakLAJM I KEQ PËR KOMBËTAREN TONË
Artikulli tjetërCNN: E VËRTETA E SULMEVE TERRORISTE NË PARIS, ATO ISHIN VETËM…