Shpërndante kanabis, arrestohet i riu me 60 doza drogë

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Elbasan. Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin, Refael Kapja, pasi u kap me 60 doza lëndë narkotike kanabis. “Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i janë gjetur dy paketime qeskash ambalazhi plastik me ngjyrë të zezë, të mbyllura me djegie të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar me lëndën narkotike “Cannabis Sativa”. Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 58 doza me lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa” bën me dije policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakSHBA JEP ALARMIN PËR KTHIMIN E 117 ANËTARËVE TË ISIS NË KOSOVË
Artikulli tjetërKREU I PPE, DAUL: KRIMI E DROGA PENGOJNË SHQIPËRINË DREJT BE