Një shqiptar 58-vjeçar, banues në Montesarchio, provinca e Beneventos në Itali, është shtruar natën e kaluar në spital në gjendje të rëndë, shkaktuar nga një shpërthim i ndodhur në banesën e tij.

Mendohet se shpërthimi ka ardhur pas rrjedhjes së gazit nga bombola, por fillimisht u besua se në ato momente, në orën 1:30 pas mesnate, nuk kishte njeri në shtëpi.

Pak orë më pas ka ardhur njoftimi nga spitali Rummo i Beneventos për shtrimin e 58-vjeçarit që banonte në rrugën Caracciolo në Montesarchio.

Pasi kanë parë gjendjen në të cilën ndodhej, mjekët e kanë transferuar në repartin e të plagosurve rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli.

Artikulli paraprakI NGELI DJALIN NË KLASË, SHQIPTARI RRETH MËSUESIN
Artikulli tjetërGJYQI PËR ISH-BASHKËSHORTIN E GJYQTARES FILDEZ HAFIZI, MBROJTJA KËRKON RIEKSPERTIMIN E GJENDJES PSIKIKE