Turqi, shpërthim në një resort turistik në Antalya, dhjetëra të plagosur

Të paktën dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në parkingun e një resorti turistik në Antayla të Turqisë. Në shenjestër ka qenë godina e dhomës së tregëtisë por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë viktimë. Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ishte shumë i fuqishëm saqë janë thyer të gjitha xhamat e ndërtesë e ku mbetën të plagosur dhjetëra persona. Shkak, dyshohet të ketë qenë shpërthimi i një makine bombë e parkuar në këtë resort. Por oficerë nga policia bëjnë me dije se duhet të pritet njoftimi zyrtarë, pasi mund të mos jetë një sulm terrorist siç është raportuar në fillim. Redaksia Online (B.K/shqiptarja.com)

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT PUBLIKON FOTOT E 709 PERSONAVE QE JANE NE KERKIM
Artikulli tjetërVJEN NE SHQIP ROMANI “KANALI I MUSOLIMIT” I SHKRIMTARIT ANTONIO PENACHI