Shpërthim në Stamboll,goditet minibusi,plagosen 7 persona

Një shpërthim i rëndë ka goditur gjatë ditës së sotme një minibus teksa ishte në lëvizje në Stamboll. Mediat turke raportuan se sipas informacioneve të para nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 7 persona. “ Hurriyet” thotë se minibusi transportonte studentët e një universiteti privat në zonën e njohur si Pendik,pranë aeroportit Sabiha Gokcen. Foto nga vendngjarja tregojnë se shpërthimi ka qënë i fuqishëm dhe automjeti është dëmtuar rëndë. Nuk dihen ende arsyet e shpërthimit ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Autoritetet gjetën gozhda dhe vida të shpërndara në zonë pas shpërthimit dhe po vlerësojnë mundësinë e një shpërthimi me eksploziv artizanal.

Artikulli paraprak550 VJETORI I ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA E RREZIKSHME SHQIPTARE NË ITALI