Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi me eksploziv i cili mori nën shënjestër një autobus policie gjatë kohës që mjeti po kalonte në qëndër të Stambollit.

Autoritetet turke janë shprehur se lënda shpërthyese është aktivizuar përmes një detonatori. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mëngjesit pranë sheshit Bejazit, një vend mjaft i vizituar nga turistët. Si pasojë e shpërthimit disa persona kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan menjëherë për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetsor. Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërkohë që njoftuan edhe nisjen e një hetimi zyrtar për të zbuluar më shumë rreth këtij shpërthimi. Ende nuk dihet se cilët mund të jenë autorët e këtij sulmi të radhës në Turqi, por dy prej pistave kryesore janë militantët e Shtetit Islamik si dhe kryengritësit kurdë. Përgjatë muajve të fundit, këto grupime kanë kryer një sërë shpërthimesh. Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër disa sulme, me arsyetimin se Turqia është rreshtuar përkrah koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS. Nga ana tjetër, militantët kurdë kanë deklaruar se do të sulmojnë vazhdimisht autoritetet turke, derisa të fitojnë autonominë në rajonin juglindor të vendit. Shpërthimet me eksploziv kanë qënë mjaft të shpeta në Turqi përgjatë muajve të fundit. Përveç jetëve të humbura, ekspertët kanë dhënë alarmin se sulmet mund të dëmtojnë edhe turizmin.

Artikulli paraprak3.5 TON CIGARE KONTRABANDË, ARRESTOHET SHOFERI SHQIPTAR
Artikulli tjetërOBSERVATORI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, TAKIM NË SHKODËR