Gjermani, shpërthim në dy impiante kimike, të plagosur dhe të zhdukur

Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy shpërthimeve në dy impiante kimike të gjigandit gjerman Basf. Shpërthimet kanë ndodhur në dy qytete me distancë 30 km larg njëri- tjetri konkretisht në Lampertheim e Ludwigshafen në perëndim të vendit. Kompania i ka kërkuar njerëzve që jetojnë aty afër të evitojnë hapësirat e mëdha dhe të mbyllin dyert dhe dritaret e shtëpive. Sipas të dhënave nuk ka agjent kimik të rrezikshëm në ajër ndonëse shumë persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Nga të dhënat e para të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë janë ndërprerë të gjitha aktivitetet industriale. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëse të shumta ndërsa sipas njoftimit të shoqërisë shpërthimi ndodhi gjatë punimeve në një prej tubacioneve që përdoren për transportin e fluideve dhe gazrave.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË MALIN E ZI, FITON PARTIA E GJUKANOVIC
Artikulli tjetërVJEDH iPHONE 4 NGA BENZ-I I NJE GJYKATESI,ARRESTOHET