Reagimi i parë nga Tirana zyrtare pas shpërthimit në Liban, ka ardhur nga presidenti i vendit, Ilir Meta. Me anë të një postimi të shkurtët në rrjetet sociale, kreu i shtetit është solidarizuar me popullin e Libanit.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit”, shkruan Meta.

Ndërkohë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama teksa shkruan: “Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”.

Ditën e djeshme në Bejrut një shpërthim i fuqishëm u ka marrë jetën deri më tani 50 personave e ndërsa kanë mbetur të plagosur mbi 2000 persona. Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi, teksa ajo që është lënë pas është një katastrofë.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI I FUQISHËM NË BEJRUT, KONFIRMOHEN 27 VIKTIMA DHE MBI 2000 TË PLAGOSUR, NESËR DITË ZIE NË LIBAN
Artikulli tjetërSHI NË PLAZH! E MËRKURA DHE E ENJTJA S’KANË DIELL! NË FUNDJAVË PRITET PËRMIRËSIM TË MOTIT