Marina spanjolle në dy ditë ka shpëtuar pothuajse një mijë migrantë, të cilët po tentonin të kalonin Detin Mesdhe për të arritur në brigjet europiane.

 

Autoritetet spanjolle thonë se kanë nxjerrë trupat e 206 personave nga dhjetë anije të ndryshme mëngjesin e së dielës, pasi kanë arritur që të shpëtojnë 774 migrantë, të cilët po udhëtonin me 52 anije të ndryshme gjatë të premtes.

 

Përderisa trazirat në Libi e kanë bërë më të vështirë për migrantët që të përdorin atë rrugë për të arritur në Itali, tani migrantët po tentojnë që përmes Algjerisë për në Maroko dhe më pas në Spanjë, të arrijnë në Europë.

 

Që prej fillimit të këtij viti vlerësohet se mbi 20 mijë persona kanë arritur përmes detit në kontinetin europian përmes detit.

 

Mbi 1,500 migrantë kanë gjetur vdekjen teksa kanë tentuar që të kalojnë Mesdheun, ndërkaq, 300 prej tyre kanë gjetur vdekjen në rrugën e tyre për në Spanjë.

Artikulli paraprakFEDEZ DHE CHIARA FERRAGNI DREJT ALTARIT
Artikulli tjetërTRAGJEDIA E ZJARRFIKËSIT, I CILI NUK MUNDI TË SHPËTONTE FOSHNJEN E TIJ