Zyrtarisht një shqiptar dhe dy egjiptianë morën sot nënshtetësinë greke nga Presidenti Pavlopulos në një ceremoni në Athinë.

Peshkatari shqiptar Gani Jake 35-vjeç dhe egjiptianët u vlerësuan në shenjë mirënjohje për shpëtimin e grekëve në korrik në zonën e Matit nga zjarri masiv që shkaktoi 100 viktima.

Nga flakët masive shumë qytetarë u detyruan të hidhen në det për të shpëtuar, ndërsa më pas peshkatarët, mes tyre edhe 35-vjeçari shqiptar ndërhyn duke i shpëtuar.

Gani Jake u shpreh se pavarësisht fesë dhe kombësisë gjithkush duhet ndihmuar kur gjendet në nevojë. Ai tregoi se ka marrë shumë falënderime nga banorët e zonës, por jo vetëm.

Ndërsa presidenti grek u shpreh se “Greqia ka borxhin e saj ndaj jush dhe ndaj asaj që keni bërë. Greqia që ju mirëpret është Greqia e humanizmit dhe solidaritetit”. Lajmi ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ DHE DALLGËT, NDËRPRITEN KËRKIMET PËR PESHKATARIN E MBYTUR
Artikulli tjetërNE 2018-ËN,U RRIT NUMRI I GRAVE QË HUMBËN JETËN NË AKSIDENTE