Biblioteka “Marin Barleti” ishte mikëpritëse e edicionit të dhjetë të Festivalit Letrar të Shkodrës , e ftuar ishte shkrimtarja Arjola Zadrima me temën “Shpirti i pashkruem i grues në krijimtarinë e një poeteje” .

Ky festival është kthyer në një traditë në qytetin e Shkodrës dhe ky takim kishte si qëllim të prezantonte poezitë e shkrimtares Arjola Zadrima . Të pranishëm në këtë aktivitet ishin autorë e shkrimtarë të ndryshëm , por nuk mungoi drejtori i bibliotekës “Marin Barleti” Gjovalin Çuni , i cili zhvilloi këtë aktivitet në formë bashkëbisedimi me shkrimtaren Arjola Zadrima .

Artikulli paraprakPOSTRIBË, PASTROHET SHKOLLA “ADEM HAXHIJA”
Artikulli tjetërART HOUSE , ME EKSPOZITËN “PERSONA”