I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave ndërkohë që në Vlorë janë shënuar problemet më të mëdha.

Edhe kryeqyteti, Tirana është zgjuar sot nën shoqërinë e reshjeve të dendura, të cilat pritet që të ndikojnë edhe në trafikun e automjeteve. Sipas meteorologëve, reshjet e shiut pritet që të bien gjatë gjithë ditës, por intensiteti i tyre do të variojë. Në disa qytete si Kukësi, Tropoja, Shkodra apo Lezha sasia e reshjeve ka qenë më e madhe ku shiu ka nisur që të dielën paradite ndërkohë që ka rënë pa ndërprerje gjatë gjithë pasdites së djeshme dhe natës së kaluar. Ndërkohë, vijon të bjerë. Reshjet e rëna pritet që të përmirësojnë prurjet në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës, ndonëse prurjet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të konsiderueshme.

Artikulli paraprakFORMULA 1, HAMILTON FITON ÇMIMIN E MADH TË KANDASË
Artikulli tjetërNIS RRITJA E CMIMIT TE NAFTES