Ndonëse territori i vendit ka dendësinë më të lartë të ujërave nga lumenjtë si asnjë vend tjetër evropian, Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë të importeve të energjisë elektrike në raport me konsumin.

Duke iu referuar të dhënave të konsumit dhe importit të energjisë për periudhën 1990 -2014, Instituti Europian i Statistikës zbardhi faktin se Shqipëria bashkë me Lituaninë dhe Luksemburgun kanë importet më të larta. Shqipëria vjen e para në rajon për importet e larta të energjisë. Sipas Eurostat, Shqipëria në dy dekadat e fundit ka importuar rreth 47 për qind të energjisë elektrike që i duhej për konsum. Varësinë më të lartë nga importet e energjisë e ka Lituania me 83% të konsumit dhe Luksemburgu me 79% te konsumit. Në rajon pas Shqipërisë nivelin më të lartë të importeve të energjisë e ka Maqedonia me 44 % të konsumit të brendshëm. Eksportues neto të energjisë janë Bullgaria, Çekia, Estonia, Franca, Rumania, Sllovenia dhe Suedia.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË LABORATORIN E KRIMEVE NË BRUKSEL
Artikulli tjetërTËRMETI NË ITALI, FILLOJNË HETIMET PËR SHKELJE TË KODIT TË NDËRTIMIT