Ka nisur seanca e dytë e Kuvendit për ditën e sotme, ku do të zgjidhet kryetar i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Paraditen e sotme u zhvillua seanca e parë e parlamentit të ri, e cila u drejtua nga Besnik Bare, si deputeti më i vjetër. Ndërsa pas verifikimit të mandatave të deputetëve nga Komisioni do të bëhet votimi për Ruçin.

Ish-kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi është kandidat i vetëm i propozuar nga PS dhe nuk pritet që të ketë surpriza, pasi socialistët i kanë votat. Ai ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS, ndërsa PD dhe LSI, si opozitat e Kuvendit të ri, kanë paralajmëruar votën kundër. Deputetët e PD dhe përfaqësues nga shtresa e ish të përndjekurve do të protestojnë kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Opozita dhe të përndjekurit e akuzojnë Ruçin si eksponent të ish-diktaturës komuniste dhe për këtë arsye, argumentojnë ata, ai nuk duhet të zgjidhet në foltoren e numrit një të Kuvendit.

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F10155125850051523%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]
Artikulli paraprakKINEMATOGRAFIA SHQIPTARE NË ZI, NDAHET NGA JETA HAJRIE RONDO
Artikulli tjetërRAMA SHTRËNGIM DUARSH ME BASHËN NË PARLAMENT