Shqipëria,Kosova e Mali i Zi,Qendër të Përbashkët Bashkëpunimi Policor

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj mori sot pjesë në nënshkrimin e Protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës për themelimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunimin Policor që do të hapet në Plavë, Mal të Zi. Qendra do të ketë për funksion shkëmbimin dhe analizimin e informacionit dhe rritjen e bashkëpunimin ndërkufitar, me qëllim parandalimin dhe luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar. Qendra do të bëjë të mundur përdorimin më racional të burimeve njerëzore dhe teknike në luftën kundër krimit. Ministri Demiraj deklaroi gjatë ceremonisë së nënshkrimit të protokollit se ishte i gëzuar për hapjen e kësaj Qendre të Përbashkët të Bashkëpunimit Policor duke nënvizuar angazhimin maksimal për të luftuar krimin e organizuar, trafikimin e lëndëve narkotike, trafikun e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm. Ministri Demiraj garantoi mbështetje të plotë që qendra të jetë operacionale sa me shpejt dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së bashkëpunimit trepalësh edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Artikulli paraprakKANABISI,GDF:MBËSHTESIM POLICINË SHQIPTARE PËR KONTROLLIN DETAR E AJROR
Artikulli tjetërKOMISIONI I STREHIMIT, DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK