Trazirat e shkaktuara në stadiumin e Palermos muajin e kaluar, që detyruan arbitrin të pezullonte përkohësisht ndeshjen Eliminatore të Botërorit 2018 mes Italisë dhe Shqipërisë, ishin në fokusin e Kuesturës së Palermos.

Kjo e fundit zyrtarizoi dënimin e 7 tifozëve për kaosin që mbretëroi pak minuta në stadiumin “Renzo Barbera”. Mes tifozëve që nuk do të lejohen të hyjnë në stadium për periudha të ndryshme është dhe një shtetas shqiptar. Tifozi i kombëtares kuqezi është vërtetuar se lëshoi një fishekzjarr në fushë dhe ndezi një flakadan, veprime për të cilat nuk do të lejohet të hyjë për 3 vjet në stadiumet italiane.

Këto masa janë të pavarura nga sanksionet e pritshme të FIFA-s për Shqipërinë. FSHF pritet të marrë një gjobë të majme për sjellje josportive të përsëritura të tifozëve, ndërsa nuk përjashtohet dhe dënimi i fushës. Pas Izraelit në qershor në transfertë, sfida e radhës e kuqezinjve do të luhet me Lihtenshtejnin në 2 shtator.

Artikulli paraprakBLEN TANKUN NË EBAY, GJEN BRENDA SHUFRA ARI 2.4 MILIONË DOLLARËSHE
Artikulli tjetërFRANCË, SHKRUMBOHET KAMPI I REFUGJATËVE NË VERI TË VENDIT