Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar një lojë të turpshme ndaj Skocisë duke marrë kështu një humbje të thellë 0-4 në sfidën e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

E gjithë mbrëmja për kuqezinjtë ishte një makth i vërtetë. Gjithçka nis në minutën e 14’ kur Xhaka gabon dhe përfiton Frajser i cili me një diagonale të pastër mbosht portierin Berisha duke kaluar Skocinë në avantazh.

Kapiteni Mavraj bën një gafë në minutën e 22’ duke u larguar nga loja me karton të kuq pasi godet me kokë kundërshtarin. Ende pa mbaruar pjesa e parë skocezët thuajse mbyllin historinë e kësaj ndeshje pas një penalltie të fituar që kthehet në gol ga Fleçer.

Në pjesën e dytë vijnë edhe dy gola të tjerë nga Forrest i cili vulos fitoren 4-0 të Skocisë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pavarësisht kësaj humbje të turpshme dhe rezultateve të mëparshme negative trajneri Pannuçi u shfaq tejet i qetë dhe madje as nuk e mendon fare dorëheqjen .

Për trajnerin e Skocisë Aleks Meklish skuadra e tij bëri një paraqitje shumë të mirë ndërsa pranon se për skocezët u bë më e lehtë nga dalja me të kuqe e Mavraj por edhe performanca e dobët e shqiptarëve.

Pas golit të tretë tifozët në “Loro Boriçi” filluan të largohen, eksod që u shtua edhe më shumë tek goli i katërt i skocezëve ndërsa kuqezinjtë nga shkallët e stadiumit nisën të lëshojnë sharje në drejtim të trajnerit Pannuçi duke kërkuar dorëheqjen nga ana tij.

Shqipëria kishte vite që nuk bënte një paraqitje kaq të dobët ndërsa 2018-ta mbetet një prej viteve më negativ.

Artikulli paraprakBASHKIA ZGJERON HAPËSIRËN NË VARREZAT PUBLIKE
Artikulli tjetërATHINË, 19 TË ARRESTUAR PAS MARSHIMIT TË DHUNSHËM