Shqipëria vijon të humbasë vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë e sheh veten poshtë pozicionit të 50-të.

Institucioni më i rëndësishëm i Futbollit ka publikuar renditjen për muajin janar, aty ku Shqipëria gjendet në vendin e 51-të, dy pozicione më poshtë se muaji i kaluar. Kombëtarja parashikohet të humbë pozicione të tjera, pasi do të kalohet nga disa vende afrikane që luajnë në Kupën e Kombeve gjatë muajit janar dhe fillimit të shkurtit. Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një pozicion në renditjen e muajit janar, duke qenë tanimë në vendin e 166-të në botë. Renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

Artikulli paraprakMAQEDONI, AHMETI NJOFTON NISJEN E NEGOCIATAVE ME GRUEVSKIN
Artikulli tjetërGJYKATA E FRANCES LIRON ME KUSHT RAMUSH HARADINAJ