Shqipëria ka humbur ndeshjen ndaj Lituanisë e vlefshme për Ligën e kombeve duke bërë një paraqitje negative në këtë 90 minutësh. Lituanezët fituan 1-0 në “Air Albania” me një gol në minutën e 51-të pas një gafe të Gjasulës me një top të kthyer gabimisht mbrapa. Kur pritej reagimi I kuqezinjve në fakt janë lituanezët që kaluan në avantazh. Për të mos mjaftuar Shqipëria mbeti me 10 lojtarë në pjesën e dytë sepse Hysaj mori kartonin e dytë të verdhë duke dalë me të kuqe.

Pas dy ndeshja të para në Ligën e Kombeve të katër ekipet, Kazakistani, Shqipëria, Lituania dhe Bjellorusia kanë grumbulluar nga tre pikë. Kuqezinjtë pas fitores me Bjellorusinë morën këtë humbje të shumëdiskutuar.

 

Artikulli paraprakISH-DEPUTETJA E PD-SË, IZMIRA ULQINAKU AKUZON BASHKINË E MALËSISË SË MADHE: ËSHTË SHNDËRRUAR NË ÇERDHEN E MILITANTËVE TË PAAFTË DHE TË HAJDUTËVE
Artikulli tjetërPËRPLASJET ME BIZNESIN, SHQIPËRIA HUMB 154 MLN EURO NË ARBITRAZHE. ISH-AVOKATJA E SHTETIT: FATURËN E KRIPUR DO E PAGUAJNË QYTETARËT