Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi u shpreh se objektivi i BE-së është që brenda qershorit të hapen negociatat.

Ai gjithashtu theksoi se po punon me miqtë bullgarë dhe ato maqedonas, duke kërkuar pak më shumë durim nga Shqipëria, ndërsa shtoi se objektivi është që ky proces të mbyllet gjatë presidencës franceze.

“Nëse nuk marrim vendimet që mund të marrim, atëherë do të thotë që ne po heqim dorë nga ajo që mund të bëjmë. Prandaj po punoj me miqtë bullgarë dhe maqedonas. E vlerësoj durimin tuaj. Kërkoj për pak më shumë durim. Objektivi ynë është që ta mbyllim gjatë presidencës franceze. Integrimi i BE nuk ka të bëjë vetëm me procesin por nuk duhet t’i largojmë sytë nga realiteti i përbashkët. Do shkoj në Shkup e Sofje çdo ditë po të jetë nevoja. Duhet ta mbyllim këtë punë, e më duhet ta mbyllim tani.Sa i përket planit për Kosovën ne po punojmë dhe shpresojmë që puna për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës do të fillojë sepse vetëm nëpërmjet dialogut do të ketë një zgjidhje afatgjate dhe për këtë do të duhet që të gjithë të jenë në tryezë. Duhet që Kosova që të ecë përpara”, tha ai.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA KONFERENCË TË PËRBASHKËT ME VARHELYI: NJOFTOVA KOMISIONERIN PËR KËSHILLIMIN KOMBËTAR, PËR MOMENTIN NUK NDAHEMI NGA RMV
Artikulli tjetërIZRAELI PËRKUJTON GJASHTË MILIONË HEBRENJTË E VRARË GJATË HOLOKAUSTIT