BOKSIERËT DHE TRAJNERËT KUQEZINJ SHPRESOJNË NË FITIMIN E MEDALJEVE. Shqipëria në ditën e dytë të turneut ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2015” ka bërë një paraqitje më të mirë ku nga 5 ndeshje në total ka fituar 3 prej tyre.

Në ndeshjen e parë Ardit Nurja ka humbur përballë italianit Picardi Rexhildo Zeneli ka shkëlqyer duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë përballë kosovarit Sylejmani. Alban Beqiri arriti të kualifikohet për në finale teksa fitoi ndaj italianit Di Russo. Aleksandër Ramo ndonëse nuk e nisi mirë në raundin e parë ktheu gjithçka në favorin e tij në dy raundet e tjera duke çuar në peshë publikun shkodran. Surprizë rezultoi ndeshja e peshës 91 kilogram. Përballë njëri-tjetrit në ring ishin dy shqiptar. Njëri boksonte për Kosovën, Armen Xhoxhaj dhe tjetri për Gjermaninë Albon Pervizaj. Ky i fundit cilësohet si e ardhmja e Gjermanisë si dhe kampion absolut në Gjermani ndërsa Xhoxhaj cilësohet si e ardhmja e Kosovës. Në fund Xhoxhaj pas një ndeshje spektakolare arriti të fitonte duke mposhtur kampionin e Gjermanisë dhe një bashkëqytetar të tij. Një prej trajnerëve të Shqipërisë, Sead Bushati shpreson për fitimin e medaljeve të arit. Tashmë Shqipëria shkon në ditën finale me disa pesha dhe synon fitimin e medaljeve të arta.

Artikulli paraprakPJETER GACI
Artikulli tjetërNDESHJA SERBI – SHQIPËRI, VENDIMI ME 13 QERSHOR