Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar ndeshjen miqësore që luajti ndaj përfaqësueses së Kosovës U-19, me rezultatin 2-1.

Kjo përballje u zhvillua në kuadrin e dy ndeshjeve miqësore të planifikuara nga sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF, ndeshja e ditës së enjte u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” ora 17:00.

Shqipëria ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 21-të me anë të sulmuesit Patrik Pasha dhe për ekipin përfaqësues të Kosovës ka barazuar nga pika e bardhë e penalltise Gentrit Limani në minutën e 41-të.

Me këtë rezultat 1-1 është mbyllur pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë ka vijuar nje lojë e ekuilibruar midis dy skuadrave përfaqësuese, ku në momente të caktuara Shqipëria ka qenë më e qartë në lojën e saj sulmuese ku dhe ka gjetur golin sërish me anë të sulmuesit Pasha i cili ishte autori i një dopiete.

Në kete ndeshje, ka luajtur si titullar ne formacion, futbollisti i Vllaznise Enes Isufi i cili ka bere nje paraqitje te mire dhe ka marre pergezimet e trajnerit Bogdani.

Ndeshja e djeshme do të pasohet nga ndeshja e dytë e cila do të zhvillohet në datën 26 maj ora 17:00 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër.

Artikulli paraprakMITING INTERNACIONAL, SHKËLQEJNË ATLETËT E VLLAZNISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA KËRKON NDJESË PUBLIKE