“Shqiponjat e rrugëve” erdhën në Shkodër për të realizuar për herë të parë me një festë të dedikuar tërësisht atyre e cila quhet “Biker fest” ku tashmë është një traditë e përvitshme e shtrirë kryesisht në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë.

Nën ritmet e muzikës rock ku performonin në pedonalen përballë bashkisë gupi I njohur shkodran “Unit Band” duket se të apasionuarit pas motorëve sollën një festë mjaft të këndshme për Shkodrën. Në një intervistë për Star Plus Tv “Shqpionjat e rrugëve” shprehen se ndihen shumë të kënaqur që gjenden në qytetitn e Shkdrës për këtë festë.

“Biker fest” është e pozicionuar për dy ditë në Shkodër ku në natën e parë performuan “Unit Band” e për të vazhduar në natën e dytë me Eneda Tarifa dhe Grupi “Na”. “Shqipopnjat e rrugëve” janë krijuar që në vitin 2004 ku çdo fundjavë ata eksplorojnë çdo cep të Shqipërisë ku qëllimi I tyre është edhe zhvillimi I turizmit në vendin tonë.

Artikulli paraprakPUKË, SEKUESTROHET KANABIS DHE ARMË
Artikulli tjetërKËRKOHET AMBULANCA, POR AJO NUK NDEZ ?!