Shqiptari arratiset nga burgu

Një shqiptar është arratisur nga burgu i Friborg në Zvicer të shtunën e 2 shtatorit. Personi i identifikuar me emrin Bashkim.L konsiderohet si një nga të dënuarit më të rrezikshëm dhe mendohet se për arratisjen është ndihmuar nga disa persona jashtë burgut. Portali Blick.ch ka publikuar foton e shqiptarit në arrati dhe shkruan se ai mendohet se është larguar nga Zvicra. Ai është dënuar në 2013 për akuzën e vrasjes së një shqiptari nga Kosova që jetonte në Itali. Policia zvicerane kërkon ndihmë për arrestimin e tij.

Artikulli paraprakVECAJ TEK DINAMO, POR NË LIGËN E DYTË
Artikulli tjetërBIEN NË KONTAKT ME ENERGJINË ELEKTRIKE DY PUNONJËS TË UKT