Mbrëmjen e së shtunës, më 21 prill të këtij viti, në nënkalimin e stacionit të trenave në Olten të Zvicrës është plagosur rëndë me thikë një person.
Autori i dyshuar, një kosovar 22-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe tani gjendet në paraburgim.
Për zbardhjenn e çështjes, policia zvicerane tani është në kërkim të një femre të re, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes. Në bazë të hetimeve, policia supozon se ajo ka qenë dëshmitare e ngjarjes, por nuk është paraqitur në polici, sipas “Aargauer Zeitung”.
Ndaj, policia zvicerane është e interesuar për dëshminë e saj dhe ka njoftuar që të kontaktojë Policinë Kantonale të Solothurnit në telefonin 062 311 80 80.