Shqiptari humbet jetën natën e Pashkëve

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aksident tragjik natën e Pashkëve. Mediat italiane raportojnë se viktima është Dorian Alikollari 30 vjeç, i cili jeton në Udine bashkë me familjen e tij. Kanë qenë kalimtarët që njoftuan policinë e mbrëmjen e Pashkëve rreth orës 22:50, kur panë në anë të rrugës një makinë të përplasur me pemën. Alikollari kishte humbur kontrollin e makinës së tij Volkswagen Golf dhe ishte përplasur me pemën. Ai kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe për pasojë kishte humbur jetën menjëherë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGRINDEN MES TYRE, SHQIPTARI GODET ME SHAT GREKUN
Artikulli tjetërPAS TAKIMIT ME MINISTRAT – BASHA: OPOZITA DO ECË PËRPARA KUR TË RIKTHEHEN 6 LIGJET E VETTINGUT